Workshop “Zhvillimi i Turizmit Rural në Rajonin Korçë – Elbasan – Berat”

rda3logoanimation
RDA3 Logo Animation
30/09/2016
img_3466
Takime konsultative në 18 Bashkitë e Rajonit 3- nisma për shpërndarje informacioni dhe promovim të AZHR 3
04/01/2017
Show all

Workshop “Zhvillimi i Turizmit Rural në Rajonin Korçë – Elbasan – Berat”

korca_1

Workshopi u organizua më 31.03.2016 nga: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Korçë- Elbasan-Berat dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Në Workshop morën pjese 27 persona, perfaqesus te institucioneve qendrore, rajonale, te drejtorive te bujqesise dhe ushqimit,  projekte te ndryshme

Qëllimi i Workshopit ishte diskutimi per mundesine e zhvillimit te qendrueshem te turizmit ne zonat rurale ne Rajonin Korce–Elbasan dhe Berat, gjetja e nje modeli te pershtatshem zhvillimi qe bashkon gjithe rajonin, si dhe koordinimi i projekteve te donatoreve dhe aktoreve te ndryshme qe kane pergjegjesi per kete zhvillim.

Workshopi sherbeu per te startuar nje draft koncept-note te detajuar per nje model projekti te zhvillimit te qendrueshem te turizmit rural, ku te jene të pasqyruar hapat konkret qe duhen ndjekur, burimet e nevojshme, perfshire edhe institucionet pergjegjese dhe afat kohore. Dokumenti u pergatit nga GIZ me konsulencen e AZHR 3 ne zbatim te rekomandimeve te workshopit qe u zhvillua ne Korçe me 31 mars 2016 dhe iu dergua pjesmarresve ne workshop dhe aktoreve te tjere te rendesishme per turizmin rural.

Ky dokument eshte menduar te perdoret si nje udhezues (manual-pune) per te realizuar projekte konkrete te turizmit rural ne nivel rajonal dhe lokal (si faze pilot ne rajonin qe perfshin Agjensia per Zhvillim Rajonal Korce- Elbasan- Berat). Koncept – nota do te sherbeje edhe per te hartuar projekt-propozime te reja per te aplikuar tek donatore te ndryshem. Koncept-nota përmban këto tema:

1. Turizmi ne zonat rurale dhe vendi qe ze ne turizmin shqiptar
2. Politikat shteterore, strategjia dhe kuadri per zhvillimin e turizmit
3. Percaktimi i aktoreve kryesore – perfshirja e aktoreve me te rendesishem dhe fusha e kompetencave dhe pergjegjesive
4. Perzgjedhja e rajoneve turistike (jo domosdoshmerisht sipas ndarjeve administrative)
5. Inventarizimi i potencialeve turistike ne rajon dhe zhvillimi i produkteve turistike
6. Hartimi i hartave turistike (Harta GIS dhe e printuar)
7. Standartet e turizmit ne zonat rurale
8. Marketingu dhe promocioni i turizmit rural.
9. Permiresimi i sherbimeve baze ne fshat qe jane parakusht per nje turizem te qendrueshem
10. Nevoja per te vepruar – hapat e metejshem per te zhvilluar turizmin rural – plani operacional

Gjatë workshopit u prezantua gjithashtu profili i AZHR 3 dhe u adresua rëndësia e bashkëpunimit të koordinuar të aktorëve të zhvillimit rajonal ku AZHR 3 duhet të luaje nje rol drejtues ne kete process