Transfromimi dhe rivitalizimi i ndërtesave industriale

img_0174
Qendra Tregtare Ushqimore e KORÇËS: Zhvillimi i qëndrueshëm rural përmes Markave Rajonale
02/05/2017
dsc_0079
Rëndësia e markimit rajonal të produkteve lokale
16/05/2017
Show all

Transfromimi dhe rivitalizimi i ndërtesave industriale

niko

Më datë 13 Maj 2017, në orën 12:00, në ambientet e Ish Uzinës Mekanike Bujqësore në Korcë u zhvillua ceremonia e inaugurimit të projektit më të rëndësishëm për zhvillimin e qendrueshëm rural nëpërmjet markëzimit: KORCA FOOD HUB ose MARKATA E KORÇËS.
Ky aktivitet përurues i rëndësishëm për Rajonin e Korçës u nderua me prezencën e Z. Niko Peleshi, Zv. Kryeministër i Shqipërisë.

Z. Peleshi uroi nismën e projektit që synon në ruajtjen e traditave vëndase dhe zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Më tej ai theksoi rëndësinë e projekteve të tilla të cilat rivitalizojnë ndërtesat e vjetra të qytetit. Rikthimi në funksion i godinave të harruara nga sistemi sjell jo vetëm funksionin e tyre në përmbushjen e nevojave të industrisë, por i jep edhe një funksion të ri zonës së banimit dhe jetesës së banorëve rreth saj.

Mw tej Z. Zv. Kryeministwr deklaroi se ky projekt që po zhvillohet për herë të parë në Korçë, do të ketë shtrirje edhe në qytete të tjera, me synin transformimin dhe rivitalizimin e ndërtesave industriale në funksion të shoqërisë dhe zhvillimit ekonomik.

Ai përgëzoi partnerët e projektit dhe prodhuesit lokal që janë të gatshëm në bashkëpunime të tilla, duke theksuar se është e rëndësishme të zbatojmë praktikat e suksesshme ndërkombëtare në funksion të ekonomive vëndase.