Takime konsultative në 18 Bashkitë e Rajonit 3- nisma për shpërndarje informacioni dhe promovim të AZHR 3

korca_1
Workshop “Zhvillimi i Turizmit Rural në Rajonin Korçë – Elbasan – Berat”
04/01/2017
Takim konsultativ me eksperte të GIZ për programin e ri në kuadër të ridizenjimit të programeve të mëparshme proINVEST/ProSME/VET
04/01/2017
Show all

Takime konsultative në 18 Bashkitë e Rajonit 3- nisma për shpërndarje informacioni dhe promovim të AZHR 3

img_3466

AZHR 3 ka realizuar në periudhën maj-qershor 2016 takime consultative në 18 bashkitë e Rajonir 3 me qëllin lidhjen e urave bashkëpunues me bashkitë si partnerë kryesore për zhvillimin e integruar të Rajonit 3. Gjatë takimeve u prezantua profili dhe funksionet e AZHR 3 ne baze të VKM Nr. 961, datë 2.12.2015 “Për Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, të Agjencive të Zhvillimit Rajonal dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal”. Gjithashtu, AZHR 3 shpërndau materiale informuese për veptimtarinë dhe funksionimin e AZHR3 në të gjitha bashkitë e Rajonit. Gjatë takimit AZHR 3 theksoi se ajo i konsideron bashkitë si partnerë kryesore në punën e saj që jo vetëm kanë peshë të veçantë gjatë procesit të bashkëpunimit por që përbëjnë grupin e përfituesëve të drejtpërdrejtë në përgatitjen dhe zbatimin e programeve dhe projekteve konkrete; vetë procesi i bashkëpunimit është një proces që rezulton në një menaxhim më të mirë dhe më efektiv të burimeve dhe potencialeve si dhe përforcon vlerat demokratike në një komunitet. Nëpërmjet bashkëpunimit mund të përmirësojmë aftësitë e burimeve njerëzore, mund të marrim vendime me të mira dhe më afatgjata, mund të inkurajojmë dhe përmirësojmë veprimet përtej kufijve të lokaliteteve tona, mund të ofrojmë zgjidhje më të mira për problematikat dhe nevojat e rajonit, ne mund të sjellim ndryshim dhe ti japim kuptim zhvillimit të zonës.

Përfaqësuesit e bashkivë përkatëse mirëpritën stafin e AZHR3 dhe ranë dakord për faktin që bashkëpunimi i AZHR 3 me njesitë e qeverisjes vendore mund të zhvillohet në aspektin e aplikimeve të përbashkëta për fonde qeveritare dhe joqeveritare; në aspektin e proceseve konsultuese për hartimin e planeve të ndryshme menaxhuese; në aspektin e aktivitetve promovuese të zhvillimit lokal dhe rajonal si dhe në aspektin e organizimit të aktivitetve të përbashkëta koordinuese dhe lobuese.