Starton programi i trajnimit për menaxhimin e mbetjeve urbane 2017

17623045_10155002523051745_1073772466_o
Në Berat, 28 mars, organizohet seminari “Roli i Turizmit në Zhvillimin Ekonomik Lokal”
30/03/2017
ko2
Në Korçë dhe Elbasan organizohet workshopi “Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat”, 6-7 Prill 2017
07/04/2017
Show all

Starton programi i trajnimit për menaxhimin e mbetjeve urbane 2017

f2

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me DLDP (Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor) startoi programi i trajnimit për menaxhimin e mbetjeve urbane 2017 me modulin e parë: “Planifikimi i menaxhimit të mbetjeve & pasurimi i hartës dixhitale të mbetjeve” në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe ASPA. AZHR 3 organizoi zhvillimin e trajnimit 2 ditor, më 30-31 Mars, në Tushemisht, Pogradec me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve nga 18 bashki të Rajonit 3 në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve. Gjatë trajnimit 2 ditor u trajtuan çështjet: Proçesi i planifikimit të menaxhimit të mbetjeve. Hyrje në proceset e minimizimit të mbetjeve të ngurta. Indikatorët e perfomancës dhe të vlerësimi i cilësisë së të dhënave të bashkive të hedhura në hartë.Financat, aspektet financiare dhe të të ardhurave të shërbimeve të manaxhimit të mbetjeve. Organizimi i shërbimeve, aspektet institucionale, rregullatore, informuese dhe monitoruese të manaxhimit te mbetjeve. Në kuadër të pasurimit të hartës dixhitale të MZHU për menaxhimin e mbetejeve urbane, përfaqësuesit e bashkive në trajnim plotësuan një pyetesor të veçantë për menaxhimin e mbetjeve urbane.