Rëndësia e markimit rajonal të produkteve lokale

niko
Transfromimi dhe rivitalizimi i ndërtesave industriale
15/05/2017
dsc_0333
Inaugurimi i projektit: MARKATA E KORÇËS.
16/05/2017
Show all

Rëndësia e markimit rajonal të produkteve lokale

dsc_0079

Aktiviteti përurues i projektit të Markatës së Korçës u çel me prezantimin e Z. Litian Broka, Drejtor i Agjencisë për Zhvillimin Rajonal nr. 3.
Pasi falenderoi të gjithë të pranishmit në aktivitet, Z. Broka prezantoi në detaje projektin strategjik duke përshkruar në detaje edhe kontributin e të gjithë partnerëve në të.

Partneriteti i AZHR 3 me Bashkinë e Korçës, Institutit Adriapol dhe Rajonit të Pulias, Itali do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një qendre të standartizuar të markatës ushqimore në Bashkinë Korçë, por edhe në fuqizimin e markës rajonale, një strategji mjaft e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Më tej në fjalën e tij, Z. Broka shpjegoi për të pranishmit fuqine e markës rajonle. Ai tha se kërkesa në rritje për produktet me origjinë të njohur dhe cilësi të garantuar është një përgjigje e natyrshme ndaj globalizimit të prodhimit dhe furnizimit. Markat rajonale mund të ndihmojnë për të ndërmjetësuar rrugën nga një punëtor artizanal i ndershëm dhe besnik, tek një klient i informuar. Në këtë mënyrë, markimi mund të kontribuojë në ruajtjen ose zhvillimin e sektorit tradicional të ushqimit të rajonit, ose të mbështesë ato të reja, të cilat do të kenë një ndikim pozitiv në strukturën ekonomike të zonave të rajonit.

Ndaj, zhvillimi i një iniciative të tillë në Korçë ka synim të mbeshtesë fermerët lokalë për të ruajtur dhe promovuar produktet autentike bujqësore të Rajonin e Korces. Krijimi i nje vendi dhe ofrimi i shërbimeve shtesë për etiketimin dhe shpërndarjen e ushqimeve rajonale, eshte menyra më optimale për të të mbrojtur prodhuesit nga imituesit, për të mbajtur aktive prodhimtarinë e rajonit, për të zhvilluar ekonomine e vëndit dhe turizmin e tij.