paniri1
Agjencia për Zhvillim Rajonal 3 merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë, 8-9 Prill 2017
10/04/2017
niko
Transfromimi dhe rivitalizimi i ndërtesave industriale
15/05/2017
Show all

Qendra Tregtare Ushqimore e KORÇËS: Zhvillimi i qëndrueshëm rural përmes Markave Rajonale

img_0174

Bashkia e Korçës, në partneritet me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal 3, Institutin Adriapol dhe Rajonin e Pulias me financimin e IADSA dhe mbështetjen e Ministrisë së Financave do të ndërtojë një qendër të re tregtare ushqimore – në zyrat e ish Fabrikës së Inxhinierisë Ushqimore në Korçë.

Tregu i ri ushqimor, i quajtur ‘Qendra Tregtare Ushqimore e KORÇËS’, do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm rural të rajonit të Korçës përmes krijimit të një qendre ushqimore dhe të markave rajonale të produkteve vendore me qëllim rritjen e mundësive të punësimit të fermerëve ruralë dhe për të ruajtur dhe promovuar produkte autentike bujqësore rajonale.

Ish Fabrika e Inxhinierisë Bujqësore në Korçë do të rindërtohet dhe ripërtërihet në një treg modern ushqimor me standardet më adekuate higjienike dhe funksionale, me banakë të rinj dhe shenjat që tregojnë produktet e fermerëve lokalë, me shërbime që do të ruajnë traditat lokale ushqimore dhe do të sigurojnë cilësinë dhe sigurinë e ushqimit për konsumatorët. Kjo nismë e re përshtat dhe përfiton përvojën e pasur të Rajonit të Pulias në trajtimin e markës të sektorit bujqësor dhe ruajtjen e produkteve ushqimore tradicionale.

Theksi do të vihet në ndërgjegjësimin dhe ngritjen e shërbimeve për zhvillimin e një marke rajonale të Qendrës Tregtare Ushqimore në Korçë, përmirësimin e paketimit, etiketimin dhe marketingun për të siguruar integritetin e produkteve ushqimore dhe për t’i bërë ato të sigurta nga pikëpamja shëndetësore, të paketuara mirë estetikisht dhe të përshtatshme për një treg ushqimor.

Qendra Tregtare Ushqimore e Korçës nuk është thjesht një vend për të tregtuar, por edhe një hapësirë ku komuniteti bashkëpunon për të ringjallur recetat autentike lokale dhe rajonale të kuzhinës, për të edukuar të rinjtë për ushqim të shëndetshëm dhe për të socializuar qytetarët në ngjarje të ndryshme që promovojnë praktikat më të mira të gatimit të ushqimit të freskët loka shoqëruar edhe me tradicionale Muzikë Live.