Prespë, çelet projekti për rikuperimin e Parkut Kombëtar

dsc_0333
Inaugurimi i projektit: MARKATA E KORÇËS.
16/05/2017
18920479_1865303703728753_3208306639688637475_n
Programi i Trajnimit për Menaxhimin e Financave Vendore
09/06/2017
Show all

Prespë, çelet projekti për rikuperimin e Parkut Kombëtar

19029517_1866658653593258_5508802670540679607_n

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor në Qendrën e Vizitorëve të Prespës, Njësia Bashkiake Pustec, Qarku Korçë, zhvillohet ceremonia e çeljes së fazës së dytë të Projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”. Në këtë ceremoni marrin pjesë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM, Zamir Dedej, drejtori i AdZM, Korçë, Mihallaq Qirjo, Presidenti i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, INCA-s Gent Kromidha, si partner lokal në zbatimin e këtij projekti, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të Bankës për Zhvillim, KfW-së, të cilët janë financues të këtij projekti si dhe drejtues të pushtetit lokal.

AKZM ka planifikuar disa masa imediate, të cilat duhet të ndërmerren gjatë këtij 3 mujori, sikundër është puna e sapo nisur nga AdZM, Korçë për pastrimin e gropave septike të banorëve të fshatrave përreth. Për shkak të bllokimit të gropave septike, ujërat e zeza të zonës derdhen në liqen, duke ndotur ujërat e tij. Kështu, liqenet e Prespave do të jenë gati këtë sezon veror për të pritur turistët e tyre. “Tashmë, nisim procedurat praktike të fazës së dytë të Projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”. Ky projekt në fazën e dytë do të ketë si synim kryesor rikuperimin e parkut nëpërmjet investimeve konkrete dhe zhvillimin e vlerave turistike të zonës” -tha Zamir Dedej, Drejtor i AKZM.

Një vit më parë Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Z. Hellmut Hoffmann firmosën Marrëveshjen Qeveritare “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”. Në bazë të marrëveshjes Qeveria Gjemane do të financojë me një grant prej 3.5 milionë eurosh, fazën e dytë të projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”me një kohëzgjatje nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Objektivi kryesor i Ministrisë së Mjedisit për Prespa 2 është përfshirja e në këtë projekt të komunitetit të zonës. Investimet e deritanishme kanë ndihmuar ndjeshëm në zbutjen e varfërisë në zonë, në sensibilizimin e vetë banorëve për pasuritë natyrore dhe nga ana tjetër për të pasur një administratë sa më cilësore e cila vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë homologe në Maqedoni dhe në Greqi.

Projekti përqendrohet në investimet e mëtejshme në Parkun Kombëtar të Prespës (PNP) në përfitim të popullsisë lokale, të diversitetit biologjik dhe një mbështetje fillestare për zhvillimin e Rezervës së re të Biosferës të miratuar nga UNESCO.

Qëllimi i Projektit është që të reduktojë shfrytëzimin mbi burimet natyrore, si edhe uljen e varfërisë në pjesën e Shqipërisë, të Rezervës së Biosferës Prespë. Kjo do të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës të popullsisë në Parkun Kombëtar të Prespës dhe në pjesën shqiptare të Rezervës së Biosferës. Gjithashtu, është parashikuar që Parku Kombëtar i Prespës (PNP) të zhvillohet si një zonë të mbrojtur model për Shqipërinë duke u shndërruar edhe në një institucion trajnimi për zonat e tjera të mbrojtura dhe stafin e tyre.