Në Pogradec organizohet Workshopi “Drejt një Axhende të Re Rurale”

Strategic Document
21/06/2017
Fushta e parë promocionale e Markatës së e Shijes gjatë festës së Birrës 2017
28/08/2017
Show all

Në Pogradec organizohet Workshopi “Drejt një Axhende të Re Rurale”

20286893_1890337304558726_49013537788195697_o

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Agjencia për Zhvillimin Rajonal 3 (AZHR3), organizuan më 18 Korrik 2017, WORKSHOPIN “Drejt një Axhende të Re Rurale” në Pogradec me pjesëmarrjen e aktorëve përfaqësues të qarkut Korçë, Berat dhe Elbasan. Workshopi krijoi një hapësirë diskutimi dhe shkëmbimesh të perspektivave dhe përvojave të aktorëve të ndryshëm në nivel vendor rreth platformës së sfidave të zhvillimit rural si dhe prezantoi modele dhe praktika europiane të zhvillimit. Ky synim mbetet në themel të përpjekjeve të përbashkëta të organizatorëvë të këtij workshopi (ANRD, UBT dhe AZHR3). AZHR 3 prezantoi nismën e procsit për hartimin dhe finalizimin e një strategjie rajonale (Korçë, Elbasan, Berat) për zhvillimin ekonomik si dhe prioritetet zhvillimore të Rajonit 3.