f2
Starton programi i trajnimit për menaxhimin e mbetjeve urbane 2017
07/04/2017
paniri1
Agjencia për Zhvillim Rajonal 3 merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë, 8-9 Prill 2017
10/04/2017
Show all

Në Korçë dhe Elbasan organizohet workshopi “Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat”, 6-7 Prill 2017

ko2

Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 3, mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes organizoi në Elbasan dhe Korçë workshopin me temë ‘’Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat, instrument i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive vendore” me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve të 13 Bashkive të qarkut Elbasan dhe Korçë. Në situatën e re të reformës territoriale, ku njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë më shumë funksione dhe kompetenca, workshopi ia arriti qëllimit të njohë administratën vendore me format e ndryshme të kontratave të partneritetit publik privat, dhe me procedurat ligjore të cilat duhen ndërmarrë për të dhënë me koncesion/ppp për një shërbim apo punë publike. Në të dy workshopet u diskutua në lidhje me projekt idetë që njësitë e qeverisjes vendore kanë identifikuar si projekte të mundshme për realizmin e punëve apo shërbimeve publike me koncesion apo ppp. Modelet e partenritetit publik privat ofrohen si një mekanizëm inovator për t’i bërë ballë nga njëra anë kufizimeve të buxheteve vendore dhe nga ana tjetër nevojës për të ofruar shërbime publike me cilësi më të lartë për qytetarët, por edhe më të përballueshme prej shumicës së tyre.