dsc_0079
Rëndësia e markimit rajonal të produkteve lokale
16/05/2017
Show all

Inaugurimi i projektit: MARKATA E KORÇËS.

dsc_0333

Më datë 13 Maj 2017, në orën 12:00, në ambientet e Ish Uzinës Mekanike Bujqësore në Korcë u zhvillua ceremonia e inaugurimit të projektit më të rëndësishëm për zhvillimin e qendrueshëm rural nëpërmjet markëzimit: KORCA FOOD HUB ose MARKATA E KORÇËS.

Projekti, një partneritet strategjik midis Bashkisë së Korçës, Agjencisë për Zhvillim Rajonal 3, Institutit Adriapol dhe Rajonit të Pulias, Itali, synon krijimin e një qendre të standartizuar të markatës ushqimore në Bashkinë Korçë, duke përfshirë të gjithë aktorët rajonalë të zinxhirit ushqimor: që nga institucionet publike përgjegjëse deri tek shitësit më pakicë; që nga fermerët deri tek konsumatorët.

Aktiviteti përurues u çel me fjalimin e Z. Litian Broka, Drejtor i Agjencisë për Zhvillimin Rajonal nr. 3, dhe më pas u vijua me fjalët përshëndetëse të: Ismail Ademi, Drejtor shqiptar i IADSA, Z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë, dhe Z. Niko Peleshi, Zv. Kryeministër i Shqipërisë.

Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga një publik i gjerë, mes të cilëve edhe mjaft prodhues dhe rishitës lokalë, të cilët shprehën interesin e tyre për të qenë pjesë në Markatën e Korçës me produktet e tyre.