ko2
Në Korçë dhe Elbasan organizohet workshopi “Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat”, 6-7 Prill 2017
07/04/2017
img_0174
Qendra Tregtare Ushqimore e KORÇËS: Zhvillimi i qëndrueshëm rural përmes Markave Rajonale
02/05/2017
Show all

Agjencia për Zhvillim Rajonal 3 merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë, 8-9 Prill 2017

paniri1

Rajoni 3 përfaqësohet në PANAIRIN E PARË TË TURIZMIT MESDHETAR 8-9 PRILL 2017, TIRANË, SHQIPËRI EXPO City me 6 njësi të qeverisjes vendore: Bashkia Korçë, Bashkia Elbasan, Bashkia Berat, Bashkia Pogradec, Bashkia Librazhd, Bashkia Belsh. I pari i këtij lloji në Tiranë, ky event krijoi krijoi mundësi më tepër për shkëmbim eksperiencash dhe njohurish midis aktorëve rojonal, kombëtarë dhe ndërkombëtarë që operojnë në industrinë turistike për sa i përket zhvillimeve të fundit që sektori i turizmit po kalon. AZHR 3 ndau eksperiencat e saj në fushën e turizmit me Agjencitë e tjera homologe pjesëmarrëse në event si dhe me organizma si GIZ, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Unionin  Turistik Shqiptar, etj. AZHR3 u bë pjesë e axhendës së Forumit të Panairit Mesdhetar të Turizmit me qëllim adresimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin e turizmit.Turizmi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për performancën tonë të zhvillimit të kohëve të fundit, tregu rajonal i turizmit ka ende potenciale të mëdha të pashfrytëzuara. Zhbllokimi i këtij potenciali do t’i japë një nxitje të konsiderueshme rritjes ekonomike në Rajonin 3. Turizmi si mundësi ekonomike të komuniteteve lokale është pjesë e vizionit të AZHR 3 (Korce-Elbasan- Berat) dhe kyç në zhvillimin e gjithë rajonit.